Mendi Qyra falënderon qytetarët për mbështetjen, akuzoi kundërshtarin për presion ndaj qytetarëve dhe të punësuarve në administratë
- Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Mendi Qyra i cili së bashku me kundërkandidatin nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Arsim Dalipi shkojnë në rreth të dytë në garën për postin e kryetarit të komunës, sot në konferencë për shtyp shprehi falënderim për mbështetjen që mori nga qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale dhe paralajmëroi se fushatën do ta vazhdojë me të njëjtën kulturë politike dhe në dy javët në vazhdim.
- Post By Ramize Qamili
- 16:37, 21 tetor, 2025
Strugë, 21 tetor 2025 (MIA) - Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Mendi Qyra i cili së bashku me kundërkandidatin nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Arsim Dalipi shkojnë në rreth të dytë në garën për postin e kryetarit të komunës, sot në konferencë për shtyp shprehi falënderim për mbështetjen që mori nga qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale dhe paralajmëroi se fushatën do ta vazhdojë me të njëjtën kulturë politike dhe në dy javët në vazhdim.
"Duke pasur parasysh që kundërshtari im i cili ka bërë disa herë thirrje publike, nuk po e mban fjalën dhe nuk po tërhiqet, ju informoj se fushata jonë vazhdon me të njëjtën frymë të re në kulturën aktuale politike në dy javët e ardhshme", tha Qyra.
Ai akuzoi se AKI-në se vazhdon, siç theksoi, të përdorë metodat e saj të vjetra, duke shantazhuar qytetarët, duke ushtruar presion mbi drejtorët dhe punonjësit në administratë dhe duke blerë vota, si dhe, siç tha, "duke bërë pazar me parti si E Majta".
"Edhe pse është e vështirë kur përballesh me struktura si AKI, produkt i një lidhje të ulët politike. Dy parti të bashkuara në një trup, duke shkelur çdo parim dhe dinjitet, vetëm për të siguruar një mandat në pushtet dhe një mandat varfërie për Strugën. Megjithatë, tregjet dhe lojërat politike nuk kanë më pushtet tek populli. Struganët më shumë nuk lejojnë më askënd të luajë me inteligjencën dhe dinjitetin e tyre", theksoi Qyra i cili është mbështetet nga Koalicioni VLEN. rq/
Foto: MIA