• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Meloni dhe dy ministra italianë paditen në GJND për pjesëmarrje në gjenocid për shkak të mbështetjes për Izraelin

Meloni dhe dy ministra italianë paditen në GJND për pjesëmarrje në gjenocid për shkak të mbështetjes për Izraelin

Romë, 7 tetor 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane, Xhorxha meloni mbrëmë deklaroi se ajo dhe dy ministra të tjerë janë akuzuar nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND) për shkak të mbështetjes së Romës për Izraelin.

"Unë, ministri Kroçeto (Guido, ministër i Mbrojtjes), minsitri Tajani (Antonio, ministër i Punëve të jashtme) dhe besoj se drejtori ekzekutiv i leonardos, Roberto Çingolani, u bëmë lëndë padie nga GJND-ja për pjesëmarrje në gjenocid", tha ajo mbrëmë në një emision televiziv.

"Nuk mendoj se ekziston një rast tjetër i këtij lloji të padisë në botë apo në histori", shtoi kryeministrja italiane. 

Leonardo është grup italian për aeronautikë dhe mbrojtje.

Padia, e parashtruar më 1 tetor, është prëgatitur nga një grup i quajtur "Avokatë dhe përfaqësues për Palestinën" dhe i nënshkruar prej rreth pesëdhjetë personave, prëfshirë profesorë të së drejtës, avokatë dhe disa personalitete publike.

"Me mbështetjen e vet ndaj Qeverisë izraelite, posaçërisht përmes furnizimit me armë vdekjeprurëse, Qeveria italiane u bë pjesëmarrëse në gjenocidin aktial dhe krimet e rënda ushtarake kundër njerlzimit të kryera kundër populaltës palestineze", theksuan autorët në padi.

Ata kërkojnë nga GJND-ja të mendojë për fillim të hetimit formaë për padinëe  tyre. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR