• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mehmedoviq: Prej 15 marsit priten edhe vaksina kundër kollës së mirë për të rriturit, propozojmë testim për kollën e mirë në tërë shtetin

Mehmedoviq: Prej 15 marsit priten edhe vaksina kundër kollës së mirë për të rriturit, propozojmë testim për kollën e mirë në tërë shtetin

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Nga 15 marsi priten edhe vaksina kundlr pertusisit për të rriturit, propozojmë testim për kollën e mirë në tërë shtetin, deklaroi sot pasdite Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për sëmundje ngjitëse, pas mbledhjes së tij.

Ai përsëriti se pikat vaksinuesse në Shkup, ku ka epidemi, punojnë në dy ndërrime, vaksinimi po zhvillohet mirë dhe vazhdon me tempo të njejtë.

Mes rekomandimeve të tij janë të përforcohet mbikëqyrja inspektuese e IHSSH në mënyrë që të shihet gjendja e vërtetë në kopshte me fëmijë të vaksinuar dhe të pavaksinuar, të mundësohet testim për pertusis në tërë shtetin nga qendrat për shëndet publik, deri më tani nuk pati mundësi të tillë, evidencë digjitale për vaksinim të fëmijëve, në pikat vaksinuee të jetë e detyrueshme për kontroll më të mirë.

"Në mbledhjen e sotme biseduam kryesisht për pertusisin. Më së humti të sëmurë ka në Shkup", nënvizoi Mehmedoviq. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR