• e shtunë, 23 nëntor 2024

Megvaer merret vesh me Uest Hemin

Megvaer merret vesh me Uest Hemin

Londër, 9 gusht 2023 (MIA) – Klubi nga Premier liga, Uest Hem ka arritur marrëveshje parimore me Mançester Junajtedin për transferimin e mbrojtësit Hari Megvaer, bëjnë të ditur mediat britanike.

Sipas Skaj Sport dhe Bi-Bi-Si, marrëveshja është në vlerë 30 milionë paund.

Trajneri i Junajtedit, Erik ten Hag në qershor ia mori shiritin e kapitenit Megvaerit, pasi mbrojtësi 30-vjeçar kaloi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar në stol ose ishte i lënduar dhe në ekipin e parë bërë vetëm tetë paraqitje në Premier ligë.

Megvaer iu bashkua Junajtedit në vitin 2019 nga Leçesteri për 80 milionë paund, që është një rekord i transferimit për një lojtar mbrojtës.

Sezoni i ri fillon të premten, ndërsa të shtunën Uest Hemi do të jetë mysafir i Bornmuthit, ndërsa Mançester Junajtedi të hënën pret Vulverhemptonin.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR