• e mërkurë, 03 korrik 2024

Megan Foks në festën pas "Oskareve" pa të fejuarin, por edhe pa unazë

Megan Foks  në festën pas

Los Anxhelos, 15 mars 2023 (MIA) - Megan Foks u paraqit në festën e "Veniti fejr" pas "Oskareve" pa të fejuarin, reperin Mashingan Keli, por shumica vërejtën se ajo nuk e mban as unazën e fejesës. Ajo sërish nxiti zëra për ndarje të mundshme.

Aktorja e tërheqi vëmendjen në festë, me një fustan të ngushtë të zi dhe dekolte të theksuar, ndërsa flokët e saj të  të zeza i kishte ngjyrosur me të kuqe.

 

 

Thashethemet se çifti ishte ndarë filluan muajin e kaluar kur Foks ndau një mesazh të shkruar për tradhtinë në rrjetet e saj sociale, më pas hoqi të gjitha fotot e saj së bashku me reperin. Shumica dyshuan në tradhti nga reperi, ndërsa u përmend edhe kitaristja Sofi Lojd.

Mirëpo, pak më pas ata u panë në ditën e të dashuruarve në makinën e reperit kanadez. Mediat amerikane raportuan se çifti po përpiqet të zgjidhë problemet e tyre me një këshilltar marrëdhëniesh.

Megan, gjithashtu më vonë mohoi se një person i tretë ka ndërhyrë në lidhjen e tyre. sa/

Foto: EPA, Instagram

QËNDRONI TË LIDHUR