• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mediumet greke për zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni të Veriut: Triumf i VMRO-DPMNE-së

Mediumet greke për zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni të Veriut: Triumf i VMRO-DPMNE-së

Athinë, 9 maj 2024 (MIA) - Zgjedhjet e djeshme të dyfishta në Maqedoni të Veriut dhe fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, sot në mëngjes është një prej temave kryesore në mediumet greke, të cialt i transmetojnë rezultatet, komentojnë se bëhet fjalë për triumf të madh, theksojnë se vendi për herë të parë në histori do të ketë presidente grua, por edhe analizojnë se çka do të thotë për marrëdhëniet me Greqinë ardhja në pushtet e partisë opozitare, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

"Triumf i VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni të Veriut"; "Fitore e dyfishtë e nacionalistëve në Maqedoni të Veriut"; "Maqedoni e Veriut: Triumf i VMRO-DPMNE-së djathtiste në zgjedhjet e dyfishta"; "Ndryshim i skenës politike në Maqedoni të Veriut"; "Dominim i tërësisht[m i VMRO-së në zgjedhjet e dyfishta"; "Zgjedhje në Maqedoni të Veriut: Fitore e madhe e partisë djathtiste VMRO-DPMNE", janë disa nga titujt në edicionet onlajn të mediumeve në Greqi, të cilat që mbrëmë i ndoqën rezultatet nga zgjedhjet e dyfishta.

Herët në mëngjes teksti për zgjedhjet në Maqedoni të Veriut nën titullin "Fitore bindëse e VMRO-DPMNE-së në zgjehdjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni të Veriut" është mes tre top temave në faqen zyrtare të agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA.

Në gazetën "Ta nea" tema qendrore në ballinën e edicionin të sotëm është teksti me titull "Zgjehdje në Maqedoni të Veriut. Çfarë sjell fitorja e dyfishtë e nacionalistëve", ndërkaq edhe në ballinën e gazetës "Katimerini", njëprej temave qendrore janë zgjedhjet tek ne nën titullin "Shqetësim për dominimin e nacionalsitëve në Shkup".

Televizioni "Star", nga ana tjetër, në edicionin e mbrëmshëm qendror të lajmeve pati inkuadrim të drejtpërdrejtë nga Shkupi, më konkretisht nga shtabi i VMRO-DPMNE-së për ta transmetuar atmosferën.

Gazeta "Katimerini" në tekstin-analizë kushtuar zgjedhjeve, në fillim shkruan se "dominimi i VMRO-së nacionaliste në zgjehdjet në Maqedoni të Veriut shkakton shqetësim për pasojat ndaj marrëdhënieve të Shkupit me Sofjen dhe Athinën, edhe pse analistët konsiderojnë se Marrëveshja e Prespës nuk do të kontestohet".

Në analizën e gjerësishme, gazeta flet edhe për qëndrimin e Greqisë lidhur me ndryshimin e pushtetit tek ne, duke komentuar se "për Athinën nuk paraqet rrufe nga qielli", thekson se edhepse edhe Siljanovska edhe Mickoski "vazhdimisht kërcënonin se nuk do ta zbatojnë Marrëveshjen e Prespës dhe se do të refuzojnë ta shfrytëzojnë prëcaktimin gjeografik në Athinë ekziston druajtje në pritje të të gjitha ngjarjeve zyrtare që do të pasojnë".

Agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA, në tekstin e marrë nga pothuajse të gjitha edicionet onlajn të mediumeve, i publikon rezultatet, si nga zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe nga ato presidenciale, rendin e forcave në Kuvend.

Lidhur me zgjedhjet presidenciale, thekson se Siljanovska është "gruaja e parë që do të bëhet presidente e shtetit në historinë e vendit".

Korrespondenti nga Shkupi i Televizionit shtetëror ERT, herët në mëngjes informoi për rezultatet nga zgjedhje dhe renditjen e mandateve të deputetëve në Kuvend, duke shpjeguar se do të nevojitet të formohet Qeveri e koalicionit.

Gazetarja nga televizioni grek "Star" e cila drejtpërdrejt u inkuadrua nga Shkupi, në lajmet e mbrëmshme komentoi se "qyteti dhe atmosfera janë sikur gjatë kohë të ishin përgatitur, e dinë se Siljanovska do të jetë presidentja e re" dhe foli për përdorimin e termit "Maqedoni e Veriut".

Në Greqi, tani për tani, nuk ekziston reagim zyrtar apo deklaratë zyrtare për rezultatet nga zgjedhjet e djeshme tek ne. ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR