• e shtunë, 28 shtator 2024

Mediumet britanike: Mareska trajner i ri i Çellsit

Mediumet britanike: Mareska trajner i ri i Çellsit

Londër, 31 maj 2024 (MIA) - Trajneri italian Enco Mareska, i cili këtë sezon e ka kthyer Lesterin në Premier Ligë, është trajneri i ri i Çellsit, shkruajnë sot mediumet britanike.

Sipas Dejli Telegraf, Marseka (44) do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, me opsion për vazhdimin e bashkëpunimit për edhe një vit.

Mareska, i cili deri vitin e kaluar ishte asistent i spanjollit Pep Guardiola në Mançester Siti, në mënyrë eksprese e ktheu Lesterin në Premier ligë.

Mareska, ish lojtar i Juventusit, Seviljës dhe Olimpiakosit, do të jetë trajneri i pestë në stolin e Çellsit prej se klubi e bleu Tod Bojli dhe konzorciomi i tij i investitorëve, pas Tomas Tuhelit, Graham Poterit, Frank Lampardit dhe Mauricio Poketinos. bsh/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR