• e enjte, 27 qershor 2024

Mediumet: Bajern dhe Zidan janë afër marrëveshjes

Mediumet: Bajern dhe Zidan janë afër marrëveshjes

Madrid, 19 prill 2024 (MIA) - Reprezentuesi i famshëm francez, Zinedin Zidan së shpejti mund të kthehet në bankën e trajnerit si kryesues i gjigantit gjerman, Bajern Munih, transmetojnë sot mediumet spanjolle.

Sipas gazetës "Mundo Deportivo", kontrata akoma nuk është arritur zyrtarisht sepse trajneri francez kërkon nga klubi bavarez t'i premtojë përforcime për sezonin e ardhshëm, posaçërisht në pjesën mbrojtëse të ekipit. Megjithatë, thuhet se të dyja palët janë afër marrëveshjes përfundimtare...

Zidan e filloi karrierën e tij si trajner në ekipin B të Realit, ku e përfundoi karrierën prej futbollisti në vitin 2006. Prej vitit 2016 deri në vitin 2018, Zidan e kryesoi Realin drejt tre titujve në Ligën e kampionëve, me radhë, ndërsa në bankën e klubit madrilen u kthye prej vitit 2019 deri në vitin 2021, duke fituar edhe një kampionat spanjoll, pas titullit të cilin e fitoi në vitin 2017.

Bajerni sezonin e ardhshëm do të ketë trajner të ri, pasi që strategu i tanishëm, Tomas Tuhel konfirmoi se këtë verë do të largohet nga klubi i Munihut. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR