• e premte, 05 dhjetor 2025

Mediat: Inzagi largohet nga Interi, ulet në stolin e Al Hilalit

Mediat: Inzagi largohet nga Interi, ulet në stolin e Al Hilalit

Romë, 3 qershor 2025 (MIA) – Pas humbjes me rezultat të thellë (0-5) nga PSZH në finalen e Ligës së kampionëve, trajneri i Interit, Simone Inzagi ka njoftuar drejtuesit e klubit se po largohet nga klubi, raportoi sot "Gazeta delo sport".

Sipas të njëjtit burim, Inzagit i është ofruar kontratë me vlerë mbi 20 milionë euro në vit nga klubi saudit Al Hilal i cili po tenton ta joshë strategun italian në Lindjen e Mesme.

Inzagi e udhëhoqi Interin drejt titullit në Seria A vitin e kaluar, ndërsa sezonin para kësaj e dërgoi klubin në finalen e Ligës së kampionëve ku u mposhtën nga Mançester Siti.

Nëse Inzagi largohet nga Interi, në media spekulohet se klubi i Milanos mund të përpiqet të nënshkruajë me Çesk Fabregasin i cili pas vetes kishte një sezon të suksesshëm në Serie A me Komon.

FOTO: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR