• e hënë, 17 mars 2025

Mediat duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme në raportimin për tragjedinë në diskotekën në Koçan

Mediat duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme në raportimin për tragjedinë në diskotekën në Koçan

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele shpreh keqardhje të thellë për tragjedinë në një diskotekë në Koçan dhe u bën thirrje mediave që të kenë kujdes të veçantë në raportim për të respektuar dinjitetin e viktimave dhe për të mos shkaktuar dhimbje shtesë në familjet e tyre.

Nga ASHMAA gjithashtu theksojnë se mediat duhet të rregullojnë programin/publikimet e tyre të përgjithshme dhe të transmetojnë/publikojnë përmbajtje të përshtatshme për një ngjarje të tillë. Informacionet që do të publikohen duhet të jenë të sakta dhe të verifikuara, ndërsa nëse nuk mund të konfirmohet ose është supozim, kjo duhet thënë qartë.

"Mediat duhet me përgjegjësinë më të madhe të mbajnë llogari për ekuilibrin mes të drejtës së publikut për t'u informuar dhe dhimbjes dhe pikëllimit personal dhe të shmangin publikimin e skenave/fotografive/videove eksplicite nga ngjarja, përkatësisht të respektojnë rreptësisht standardet profesionale dhe etike. Gjatë publikimit të përmbajtjes së ndjeshme, ajo duhet të shënohet me një paralajmërim të përshtatshëm vizual dhe/ose akustik, thuhet në kumtesën nga ASHMAA. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR