• e diel, 22 dhjetor 2024

Mediat: Bajerni nuk heq dorë nga Kejni

Mediat: Bajerni nuk heq dorë nga Kejni

Munih, 8 gusht 2023 (MIA) - Kampioni gjerman i futbollit Bajern Munih nuk do të heqë dorë nga synimi për të forcuar radhët me sulmuesin e Totenhemit, Hari Kejn, pavarësisht se klubi anglez ka refuzuar ofertën e fundit nga Bundesliga, raportojnë sot mediat botërore.

Skaj Gjermania njoftoi se transferimi i përfaqësuesit anglez mbetet prioritet i Bajernit, edhe pse një marrëveshje mes dy klubeve nuk është në horizont dhe siç janë gjërat Kejni me siguri do të qëndrojë në Totenhem.

Kërkesa e Kejnit është që negociatat për lëvizje të mundshme në Munih të përfundojnë deri në fund të kësaj jave, përpara ndeshjes hapëse të Totenhemit në sezonin e ri të Premierligës kundër Bradfordit.

Më herët Skaj Sport njoftoi se Kejn është i kënaqur me marrëdhënien që ka me trajnerin e ri Angelos Postekoglu. qa/ar/

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR