• e enjte, 12 shtator 2024

Media amerikane: Rusia do të lirojë Gershkoviçin në një shkëmbim të madh të burgosurish me Perëndimin

Media amerikane: Rusia do të lirojë Gershkoviçin në një shkëmbim të madh të burgosurish me Perëndimin

Uashington, 1 gusht 2024 (MIA) - Gazetari amerikan Evan Gershkoviç dhe ish-marinsi amerikan Poll Vilan pritet të lirohen nga Rusia si pjesë e një prej shkëmbimeve më të mëdha të të burgosurve Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë, njoftuan sot mediat amerikane.

Si-En-En dhe rrjete tjera amerikane e publikuan informacioni, ndërsa Ej-Bi-Si Njuz njoftoi se në shkëmbimin janë përfshirë shumë vende dhe Rusia.

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim nga zyrtarët amerikanë. Kremlini nuk pranoi të komentojë mbi ndonjë shkëmbim.

"Unë ende nuk kam asnjë koment për këtë temë", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Gazetari i "Vollstrit zhurnall"  Gershkoviç (32) u arrestua në mars 2023 dhe u dënua në korrik me akuzë për spiunazh në një gjyq që SHBA e ka dënuar si mashtrim. ls/

foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR