• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me vendosjen e luleve para Përmendores së viktimave të tërmetit në Shkup u shënuan 60 vjet nga ngjarja tragjike

Me vendosjen e luleve para Përmendores së viktimave të tërmetit në Shkup u shënuan 60 vjet nga ngjarja tragjike

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Maqedonisë së Veriut, delegacioni qeveritar, delegacione nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qytetit të Shkupit, si dhe ambasadorë dhe delegacione nga misionet diplomatike dhe konsullore në vend sot, me rastin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, vendosën lule para Përmendores së viktimave nga tërmeti në varrezat e Butelit.

Delegacioni i Qeverisë ishte i udhëhequr nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa në shoqërim të ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe zëvendësministri i Arsimit, Agim Nuhiu/

Këtë vit shënohen 60 vjet nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Shkup më 26 korrik 1963. Në tërmet qyteti humbi shumë bashkëqytetarë, pësoi dëme të pariparueshme, por fitoi betejën me fatkeqësinë më të madhe natyrore.

"Në këtë ditë, ne u kushtojmë respektin e duhur viktimave të tërmetit dhe shprehim mirënjohjen tonë të pamasë për të gjithë nga e gjithë bota që ndihmuan që qyteti të restaurohet dhe të gjallërohet me një fytyrë të re. Shkupi është bërë qytet solidariteti, i njohur për bashkimin e mesazheve botërore të ngushëllimit dhe ndarjes me dhimbjen dhe humbjen e bashkëqytetarëve tanë", njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Me rastin e 26 korrikut, ditës së përkujtimit të tërmetit katastrofik, Ministria e Kulturës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organzojnë një program multimediat të titulluar simbolikisht "Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë" me të cilin përmes një sërë ngjarjesh kulturore do të shënohen kujtimet e pasojave nga tërmeti katastrofik. ls/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR