• e enjte, 26 dhjetor 2024

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, liderët perëndimorë e konfirmuan mbështetjen e tyre për vendin

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, liderët perëndimorë e konfirmuan mbështetjen e tyre për vendin
  Kiev, 24 gusht 2022 (MIA) – Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, liderët e vendeve perëndimore e konfirmuan mbështetjen për Ukrainën në mbrojtje kundër agresionit rus. Siç raportohet nga agjencitë e huaja, ata i bënë homazhe popullit të Ukrainës, shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar ndihmën e Ukrainës me armë dhe dënuan agresionin ushtarak të Moskës. Kryeministri britanik në largim Boris Xhonson u bëri thirrje aleatëve që të vazhdojnë t'i ofrojnë Ukrainës të gjithë mbështetjen e nevojshme ushtarake, humanitare, ekonomike dhe diplomatike. “Ne kurrë nuk do ta njohim aneksimin rus të Krimesë apo ndonjë territori tjetër ukrainas”, tha JXhonson dje në samitin onlajn të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Presidenti amerikan Xho Bajden paralajmëroi një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën. Ai tha se për shumë ukrainas, shënimi i ditës së pavarësisë së vendit është "edhe e hidhur edhe e ëmbël" pasi ata vazhdojnë të vuajnë, por janë krenarë që durojnë "sulmet e pamëshirshme" të Rusisë. Kancelari gjerman Olaf Sholc tha në një video të postuar në Tuiter se Gjermania bashkëndjen me ukrainasit. "Ne jemi të pikëlluar me ata që humbën miqtë ose anëtarët e familjes, që u desh të iknin, që u morën nga atdheu i tyre i dashur, që humbën pronën e tyre nga bombat, raketat dhe predhat e artilerisë ruse," tha Sholc. Presidenti francez Emanuel Makron tha në një video-mesazh se mbrojta e Ukrainës do të thotë "refuzim të sundosh marrëdhëniet ndërkombëtare me dhunë dhe kaos". Ai shtoi se Dita e Pavarësisë së Ukrainës është një "ditë krenarie". Kryeministrja finlandeze Sanna Marin i quajti ukrainasit "të guximshëm dhe këmbëngulës". “Ne qëndrojmë me ju. "Ne nuk do ta heqim shikimin" tha Marin. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez, tha se Ukraina ofron një mësim se "liria dhe demokracia do të fitojnë gjithmonë mbi detyrimin dhe dhunën". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR