• e enjte, 07 nëntor 2024
MIA Paralajmërime MKD (PLT)
3 nëntor 2022 Shkup – Kuvendi do t’i mbajë seancën e 79-të, të 88-të dhe të 82-të. (12:00, 12:30, 13:00) Shkup – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të ketë takim me ministrin e Ekonomisë Kombëtare të Kazakistanit, Kuanturov Alibek. (Salla e Qeverisë/14:40) Berlin – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin. Shkup – Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Departamenteve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski do të mbajnë fjalime në hapjen e “Kongresit të dytë të RMV për rrugët 2022”. (h. “Hilton”/9:30, deklarata për media pas fjalimeve hyrëse) Tiranë – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të marrë pjesë në Forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme.
Shkup – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, euroambasadori, Dejvid Gir dhe Nabil Gangi, kryetar de fakto i Organizatës për ushqim dhe bujqësi në Maqedoninë e Veriut do ta paraqesin ndihmën e ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara për konsolidimin e tokës në Maqedoninë e Veriut. (Klubi i deputetëve/10:00) Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Prilepit, Borçe Jovçevski, do të marrin pjesë në inspektimin e ndërtimit të çerdhes në lagjen Toçilla, Prilep. (Deklaratë për media e Hristijan Mickoskit pas ngjarjes/12:15) Tetovë – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do të mbajë konferencë për shtyp. (Në hapësirat e Komunës së Tetovës/9:00) Shkup – Forumi ndërkombëtar për industritë kreative dhe roli i sipërmarrjes femërore në ekonominë kreative, organizuar nga Unioni i shoqatave profesionale maqedonase në industritë kreative UMPAKI Shkup. (kinema “Sinepleks”, “Siti Moll”/10:00)
___________________________________________________________________________ ***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore**

QËNDRONI TË LIDHUR