MIA FLESH
- Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Shtrenjtohen benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për një denar, ndërsa lirohet EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë prë amvisëri (EL-1) për njëd enar, me vendim të Komisionit rregullator për energjetikë, që duhet të hyjë në fuqi sonte në mesnatë. Çmimi i ri për një litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 75 denarë, 77 denarë do të kushtojë litri i EUROSUPER BS-98, ndërsa nga 69,50 denarë EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri.
- Post By Melahat Baftija
- 14:50, 4 gusht, 2025
15:00/4 gusht 2025
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Shtrenjtohen benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për një denar, ndërsa lirohet EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë prë amvisëri (EL-1) për njëd enar, me vendim të Komisionit rregullator për energjetikë, që duhet të hyjë në fuqi sonte në mesnatë. Çmimi i ri për një litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 75 denarë, 77 denarë do të kushtojë litri i EUROSUPER BS-98, ndërsa nga 69,50 denarë EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri hristian Mickoski i dënoi brohoritjet skenofobike në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë që u mbajt të shtunën në Kumanovë. Ai, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të sallës së re sportive në kazermën "Gjenerali Mihajllo Apostollsi", përkujtoi se gjatë ditës së djeshme, Federata e basketbollit si dhe Komuna e Kumanovës, gjithashtu e dënuan brohoritjen dhe sulmet ksenofobike të disa personave në sallë.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) – Deri në fund të gushtit do të kompletohet lista e kandidatëve për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së dhe do të dihen edhe emrat për komunat që ende nuk janë shpallur. Pas kandidaturave të Izet Mexhitit dhe Fatmir Limanit për kryetarë komune, Qeveria nuk do të emërojë ministra të rinj sepse ata nuk kanë dhënë dorëheqje dhe po i përmbushin përgjegjësitë e tyre në dikasteret, ndërsa kanë edhe zëvendësit e tyre.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi masa në lidhje me shportën shkollore, ndërsa tha se po shqyrtohen edhe disa koncepte për çmimet në markete, si dhe mundësi ligjore për të sanksionuar ato subjekte të cilat në periudhën e kaluar kanë rritur çmimet në mënyrë drastike. Në deklaratën për media dhënë sot pas fillimit të ndërtimit të sallës sportive në Akademinë ushtarake në Shkup, Mickoski tha se janë bërë analiza për t'u parë se për sa është rritur gjithçka që ishte e kufizuar me masat.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA)- Jam absolutisht i kënaqur. Kemi 16 destinacione të reja. Buxheti për subvencionim është rritur në 250-260 milionë denarë këtë vit dhe i njëjtë do të jetë edhe vitin tjetër, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me fluturimet e subvencionuara. Mickoski theksoi se rezultatet janë të dukshme edhe në sektorin e turizmit, sepse siç theksoi ai, "numri i turistëve të huaj në vend është rritur për më shumë se 20 për qind në 5 muajt e parë të vitit".
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Qëllimi ynë është ta stimulojmë shkencën - buxheti për shkencën është dyfishuar këtë vit, krahasuar me vitin e kalaur. Qeveria mundësoi qasje pa pagesë drejt dy bazave më të mëdha të revistave, deklaroi kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, duke cekur se pret në mandatin e kësaj qeverie "universitetet tona të shkojnë përpara drejt mijëshes së parë" të Ranglistës së Shangait.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve tha sot se furnizimi i helikopterëve nga prodhuesi italian "Leonardo" është në rrjedhë dhe për momentin po punohet në largimin e sfidave ligjore. "Furnizimi është në rrjedhë, e dini se Qeveria e mëparshme e ka nënshkruar atë furnizim, ka shumë sfida ligjore. Në këtë moment, po paguhet kësti i dytë prej 70 milionë euro. Ne me një firmë avokatësh punojmë çdo ditë për eliminimin (largimin) e secilës sfidë që kemi", tha Misajllovski.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Nga gjithsej katër zjarre në ambiente të hapura gjatë ditës së sotme, akoma aktive janë dy, nën kontroll është një, ndërsa është shuar një tjetër, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK) për gjendjen me zjarret, përfundimisht me orën 12:00. QMK kumtoi se aktive janë zjarret në Komunën Çashkë afër fshatit Bogomillë, ku po digjet pyll i përzier dhe në Komunën Makedonski brod afër fshatit Greshnicë ku po digjet pyll i degraduar i ulët.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Guri themeli i një salle të re sportive në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski" në Shkup u vendos sot në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, si dhe ministrave të Mbrojtjes dhe Sportit, Vlado Misajlovski dhe Borko Ristovski. Siç u shpjegua në ngjarje, investitori i këtij projekti është Ministria e Sportit, ndërsa vlera është 64.780.000 denarë. Salla e re është planifikuar të ketë dimensione 45x30 metra, me një fushë standarde për hendboll, basketboll dhe volejboll, një tribunë me kapacitet për 400 spektatorë, dhoma zhveshjeje dhe hapësirë shtesë nën tribunë. Pas përfundimit të investimit, salla sportive do t'i jepet Ministrisë së Mbrojtjes për përdorim të përhershëm, për trajnimin e kadetëve të Akademisë Ushtarake, por do të sigurohen termine edhe për nxënësit dhe banorët e komunës së Aerodromit.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë koha e pritjes është rreth 40 minuta, në Tabanoc dhe Bogorodicë rreth 30 minuta, ndërsa në Bllacë është 20 minuta, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM). Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Drejtoria për të Ardhura Publike njoftoi se në korrik është realizuar rritje e dukshme e pagesës në bazë të tatimeve dhe kontributeve sociale për pothuajse 37,4 milionë euro në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Dibër, 4 gusht 2025 (MIA) - Vazhdon frekuenca rekorde e udhëtarëve në vendkalimin kufitar "Bllatë" në kufirin maqedono-shqipar afër Dibrës, që e konfirmon edhe statistika zyrtare e policisë. "Vetëm për fundjavë, gjegjësisht më dy dhe tre gusht, përmes pikës kufitare kanë kaluar gjithsej 13.603 udhëtarë, nga të cilët 4.562 ishin shtetas maqedonas dhe 9.041 shtetas të huaj. Shikuar në veçanti, më 2 gusht, 998 shtetas tanë janë regjistruan në hyrje, ndërsa 1.473 janë regjistruar në dalje, ndërsa të nesërmen 949 në hyrje, ose 1.142 në dalje", deklaroi për MIA-n Stefan Dimoski, zëdhënës i Departamentit të Punëve të Brendshme - Ohër.
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA)- Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka reaguar përmes një postimi në Fejsbuk lidhur me brohoritjet nacionaliste dhe shpërthimet ksenofobe gjatë ndeshjes së basketbollit midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar në Kumanovë. Fetai thekson se për herë të parë, të gjitha institucionet e shtetit nga kryeministri, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës VLEN, komuna e Kumanovës dhe FBMV, kanë dënuar qartë dhe pa ekuivok gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen raciste në ngjarje sportive.
Moskë, 4 gusht 2025 (MIA) - Kremlini nuk e përjashton mundësinë që presidenti Vlladimir Putin dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof të takohen këtë javë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Gjithmonë jemi të lumtur kur e shohim zotin Uitkof në Moskë dhe të kemi kontakte me të", tha Peskov.
Dyseldorf, 4 gusht 2025 (MIA) - Një burrë pësoi djegie të rënda nga një goditje e fortë elektrike pasi hipi në një tren të ndaluar në Stacionin qendror të Këlnit për të bërë një selfie, kumtoi policia gjermane, cituar nga DPA. Burri është afruar shumë afër linjës elektrike, thuhet në kumtesën.
Moskë, 4 gusht 2025 (MIA) – Procesi gjyqësor kundër 19 të akuzuarve për sulmin ndaj sallës së koncerteve “Krokus” në afërsi të Moskës, në të cilin u vranë 149 persona, ndërsa u plagosën 609 persona, filloi sot nën masa të përforcuara të sigurisë.
Pekin, 4 gusht 2025 (MIA) - Shërbimi kombëtar meteorologjik i Kinës sot përsëri vendosi nivelin portokalli për rreziqet nga reshjet e rrëmbyeshme, duke paralajmëruar se reshjet e rrëmbyeshme do të godasin një pjesë më të madhe të vendit, njoftojnë mediat kineze. Prej sot deri nesër, shi do të bjerë në provincat Cinghaj, Gansu, Mongolia e brendshme, Shansi, Guabgdong, Hong Kong, Makao, Fuxhijan, Junan, si dhe Tajvan, kumtoi Agjencia kombëtare meteorologjike.
Nju Jork, 4 gusht 2025 (MIA) - Ish kampioni absolut i botës në peshat e rënda, Majk Tajson ka bërë të ditur katër boksierët më të mirë në histori. Sipas Tajsonit katër më të mirët janë: Xhek Dempsi, Soni Liston, Muhamed Ali dhe Xhorxh Forman. Dempsi ka luftuar 83 herë në karrierën e tij, nga të cilat ka 68 fitore, 6 humbje derisa ka barazuar në nëntë ndeshje.