• e enjte, 30 janar 2025

Me ndryshimet ligjore suspendohet mbikëqyrja inspektuese dhe krijohet absurditet dhe pasiguri juridike, reagon opozita

Me ndryshimet ligjore suspendohet mbikëqyrja inspektuese dhe krijohet absurditet dhe pasiguri juridike, reagon opozita

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Si bëhen kontrollet në markete, kur prej 27 dhjetorit të vitit 2024 Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) e humbi cilësinë e personit juridik dhe praktikisht nuk ekziston? Si mundet një person juridik që nuk ekziston të kryejë mbikëqyrje dhe kontroll? Kur nuk ka cilësi juridike, secili mund ta kontestojë. E ulni përvojën e punës së drejtorit të shërbimeve inspektuese, e reduktoni në nivel më të ulët të nëpunësit, të varet nga dëshira dhe vullneti i ministrit. I ulni kriteret, vitet e përvojës së punës, ndërsa Këshillin inspektues e bëni trup pa lëndë. Këto ishin vetëm disa nga vërejtjet e anëtarëve opozitarë të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive rreth Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese që ishte në rend dite të mbledhjes. Ata kërkuan tërheqjen dhe korrigjimin e tij ose përgatitjen e një zgjidhjeje tërësisht të re.

Siç u tha gjatë debatit, me ndryshimet e propozuara suspendohet mbikëqyrja inspektuese në shtet dhe krijohet absurditet dhe pasiguri juridike.

Konkludimi i Komisionit, megjithatë, ishte se e dërgon Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme kuvendore.

Rreth tekstit të propozuar u parashttruan gjithsej shtatë amandamente, të gjitha nga deputeti Sali Murati nga Lëvizja e turqve të Maqedonisë për drejtësi dhe demokraci, por asnjëri nuk u pranua. Siç sqaroi Murati, amandamentet janë nëd rejtim të ruajtjes së pavarësisë profesionale të shërbimeve inspektuese dhe të autonomisë së tyre, prëforcimit të kapaciteteve të shërbimeve, si dhe sistemit efikas të mbikëqyrjes, ndërkaq bazohen në analizë të hollësishme të praktikave evropiane, posaçërisht në Slloveni dhe Kroaci.

"Me këtë Propozim-ligj nuk ka as transparencë, as llogaridhënie, as pavarësi të shërbimeve inspektuese. Të mos votojmë ligj që do ta kthejë prapa zhvillimin e sistemit inspektues", tha Murati.

Jovanka Trençevska nga LSDM konstatoi se këto ndryshime ligjore janë tentim që paligjshmërisë t'i jepet kornizë ligjore.

"Gjithçka që bëhet në inspektorate prej 25 dhjetorit është e paligjshme. Nuk i pranuat amandamentet e Muratit, ndërsa ato pjesërisht do ta kthenin sigurinë juridike në pjesën e sistemeve inspektuese. Me këto ndryshime të cialt janë të vonuara dhe pa lëndë, shërbimeve inspektuese ua hiqni cilësinë e personit juridik pa parashikuar se çka më tutje me to. Ato në të vërtetë tashmë nuk ekzistojnë dhe tnai thoni se pajisja, të punësuarit, arkivat, obligimet,... do të merren nëpër ministri. Si mund të merret dikush që nuk ekziston tashmë 30 ditë apo si do të merren të drejtat dhe obligimet nga një subjekt juridik që e ka humbur cilësinë e personit juridik? Si pjesë e 15 inspektorateve në vend në periudhën e kalaur tashmë janë ndërmarrë pa bazë juridike të konstatuar me ligj? Kjo është e kundërligjshme dhe dikush duhet të bartë prëgjegjësi", theksoi Trençevska.

Ajo posaçërisht foli për ISHT dhe Inspektoratin e punës dhe pyeti se cila është baza juridike që të punësuarit e tyre ta marrin rrogën e dhjetorit.

ISHP dhe inspektorët e punës ku janë të punësuar rreth 600 persona ose 60 për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarbe në këto inspektorate, e kanë humbur cilësinë e personit juridik, ndërsa nuk janë ndërmarrë në ministri, as realisht në kohë të shpejtë mund të ndërmerren dhe tashmë ata juridikisht nuk ekzistojnë. Çka është me të punësuarit në këto inspektorate? Nuk mund të jenë shfrytëzues buxhetore, nuk mund të marrin paga, nuk kanë llogari të veten, as nuk janë ndërmerr në Ministrinë e Ekonomisë. Cila është baza juridike për pagesë të pagave për dhjetorin e vitit 2024? Ndryshimet e sotme nuk mund ta sigurojnë këtë. Pagesa e pagave bëhet në bazë të lëshimeve mes ministrive përkatëse, DAP-it dhe inspektoratëve, të cilët tashmë nuk ekzistojnë si subjekte juridike, ndërsa lëshimet nënshkruhet në gjysmën e dytë të janarit nga drejtorët që nuk kanë marrë autorizime nga minisri. Lëshimet praktikisht janë të pavlefshme dhe duhet të kednë përgjegjësi, në çfarë baze janë kryer mbikëqyrjet inspektuese. Inspektoratin Shtetëror të Punës e keni sjellë në një situatë që të shkelen të drejtat e të punësuarve atje dhe inspoktorëve", theksoi Trençevska.

U ndërlidh Sonja Karakovska nga PRSD e cila theks të veçantë i vendosi Këshillit inspektues.

"Kjo është një fatkeqësi, ju bëj thirrje që të tërhiqeni dhe të korrigjoni ligjin, që të mos turpërohemi si Parlament. Mundohuni të kuptoni se kjo nuk është e mundur dhe nuk është e mirë. Për sa i përket Këshillit të inspektimit, i cili ishte organ i përhershëm ndërinstitucional i shërbimeve të inspektimit dhe më pas u shndërrua në një organ të pavarur të administratës shtetërore, ju e keni bërë të parëndësishme. A do të shkojmë madje në rrugën evropiane ku Këshilli ka një rol shumë domethënës në sigurimin e pavarësisë së shërbimeve të inspektimit? Po e ulni në nivel teknik, duke i hequr kompetencat bazë: të drejtën për të dhënë opinion për raportet gjashtëmujore të inspektorateve, për të miratuar udhëzime për përgatitjen e akteve për organizimin dhe sistemimin e shërbimeve të inspektimi, nuk ka të drejtë të shprehë mendimin e tij se sa dhe çfarë personeli kanë, as të përgatisë raport vjetor dhe të paraqesë propozim për shkarkimin e drejtorit të shërbimeve të inspektimit. Si do t'i ketë autooritet Këshilli inspektues?

Ndaj kësaj reagoi Vesna Bandevska nga ZNAM.

"Është hipokrizi të kritikojmë gjysmë ore, duke mos dorëzuar me këtë rast asnjë amendament. Kjo konfirmon se keni këtu për të kritikuar, e jo për të përmirëlsuar. Gabime do të ketë, do të përmirësohen, por e rëndësishëm është qëllimi, i cili është i qartë. A jeni ankuar se po hapen shumë institucione. Tani sërish keni vërejtje. Qetësohuni, lejoni qytetarët të harrojnë pak se çka qëndron prapa viteve derisa qeverisnit, ndërsa keni bërë leckë nga reformat instituciuonale", përmendi Bandevska.

Trençevska u përgjigj se "kaosi" me amendament nuk mund të zgjidhet.

"Do të parashrojmë amendamente, por me këtë nuk zgjidhet kaosi që e keni bërë. Duhet zgjidhje e re ligjore, e cila do ta kthejë sigurinë juridike. Ky nuk është gabim, por katastrofë dhe nuk do të "qetësohemi, sepse jemi këtu për t'i theksuar gabimet. Është e dukshme që ju jeni kaq të qetë sa suspendimi i mbikëqyrjes inspektoriale duhet të kalojë", tha Trençevska.

Që absurdi të jetë akoma më i madh, është vlerësuar nga deputetët e opozitës, në ndryshimet nuk është inspektorati për përdorimin e gjuhëve.

Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese e kanë dorëzuar deputetët Bojan Stojanovski, Bojan Karapejovski, Zoranço Jovançev, Jane Micevski, Mevmed Xhaferi, Rijad Shakiri dhe Halil Snopçe. Ndryshimet parashikojnë që inspektoratet do të vazhdojnë të funksionojnë si organe brenda ministrive dhe nuk do të kenë llogari të tyre buxhetore. Ata nuk do të mund të kryejnë në mënyrë të pavarur procedurat e prokurimit publik dhe punësimit, as të vendosin për të drejtat dhe detyrimet e punonjësve. ab/mb/

foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR