Me ndërmjetësimin e Katarit, Rusia ka kthyer gjashtë fëmijë ukrainas te familjet e tyre
- Autoritetet ruse sot, me ndërmjetësim të Katarit, kanë kthyer gjashtë fëmijë ukrainas te familjet e tyre, e të cilët janë mbajtur në Rusi.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:53, 22 maj, 2024

Kiev, 22 maj 2024 (MIA) - Autoritetet ruse sot, me ndërmjetësim të Katarit, kanë kthyer gjashtë fëmijë ukrainas te familjet e tyre, e të cilët janë mbajtur në Rusi.
Gjashtë djelmosha të moshës prej 6 deri 17 vjeçarë, mes të cilëve edhe dy vëllezër, janë kthyer te familjet e tyre në Ambasadën e Katarit në Moskë në prani të përfaqësueses së Kremlinit, përgjegjëse për çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët, Marija Lvova-Bellova.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) po zhvillon procedurpë penal kundër saj dhe presidentit rus Vlladimir Putin për deportimin e fëmijëve ukrainas në Rusi. Perëndimi e akuzon Kremlinin se ka organizuar deportimin e mijëra të miturve nga Ukraina. qa/bsh/
Foto: Arkivi