Me ligjet reformuese për transformim digjital qasje drejt 19 milionë eurove, Andonovski bëri thirrje që ë miratohen me kohë, me cilësi dhe me konsensus
- Në pajtim me Instrumentin për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, me miratimin e pakos reformuese të ligjeve për transformim digjital Maqedonia merr qasje drejt mbi 19 milionë eurove, prej të cilave 5,7 milionë euro janë deidkuar si mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore. Këto 19 milionë euro, tha ministri i resorit, Stefan Andonovski, janë shumëfish më të mëdha se i tërë buxheti me të cilin disponon Minisria e Transformimit Digjital (MTD).
- Post By Arta Bunjaku
- 13:16, 19 qershor, 2025
Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Në pajtim me Instrumentin për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, me miratimin e pakos reformuese të ligjeve për transformim digjital Maqedonia merr qasje drejt mbi 19 milionë eurove, prej të cilave 5,7 milionë euro janë deidkuar si mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore. Këto 19 milionë euro, tha ministri i resorit, Stefan Andonovski, janë shumëfish më të mëdha se i tërë buxheti me të cilin disponon Minisria e Transformimit Digjital (MTD).
Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor sot mbajti Debat publik për pakon e ligjeve reformuese që përfshin: Propozim ligjin për komunikime elektronike, Propozim ligjin për siguri të sistemeve rrjetëzore dhe informative, si dhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për material arkivor dhe veprimtari arkivore dhe të ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme. Debati publik është i hapur pas miratimit të tyre në lexim të parë në komisionin kuvendor amë.
Duke e prezantuar përparimin në agjendën reformuese 2024-2027 Andonovski tha se ai nuk është deklarativ por konkret, matës dhe i harmonizuar me prioritetet evropiane.
Porositi ligjet të mos shihen si formalitet, por si themel, kornizë, plan aksioni, si duhet të ndërtojmë Maqedoni të digjitalizuar, smart konkurruese sepse, potencoi, ky nuk është harmonizim vetëm me rregullativat evropiane por vendosje e sistemit, rendit, standardeve, modernizimit në një segment shpesh të anashkaluar por thelbësor të administratës publike, por edhe të jetesës së përgjithshme në shoqëri.
Ai theksoi se me ligjin për siguri të sistemeve rrjetësuese dhe informative për herë të parë në vend vendoset kornizë ligjore për rregullim të sigurisë kibernetike dhe paraqet prëcaktim të rëndësishëm strategjik që sjellë porosi të qartë për përgjegjësi, pjekuri dhe vizion në fushën e sigurisë digjitale.
Sipas tij, me ligjin për komunikime elektronike bëhet hap i rëndësishëm drejt të ardhmes digjitale, duke e harmonizuar rregullativën me standardet më të reja evropiane - Ligjin evropian për komunikime elektronike dhe Direktivën 2018/1972 dhe rregullativën më të re për infrastrukturë gigabite.
Siç sqaroi, me ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme vazhdohet ttransformimi digjital që e ofron LKE në drejtim të vendosjes së portofolit digjital.
Me Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të materialit arkivor dhe veprimtarisë arkivore, ndërkaq, vendosen themele të fuqishme për arkiv modern dhe të orientuar digjital që do të mundësojë efikasitet, menaxhim transparent dhe ligjor të harmonizuar me dokumentacionin shërbyes dhe materialin arkivor në shtet. ab/
Foto: printskrin