• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me kujdes i ndjekim aktivitetet për rastin Illovica, tha Ageler

Me kujdes i ndjekim aktivitetet për rastin Illovica, tha Ageler

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Me kujdes i ndjekim aktivitetet rreth rastit Illovica. Detyrë e gjyqësorit është që t'u sqarojë njerëzve si dhe pse ndodhin disa gjëra, porositi ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler në konferencën e sotme për media në Ambasadën në Shkup e pyetur në lidhje me koncesionin për minierën Illovicë në rajonin e Strumicës. 

"Unë nuk di shumë, përveç asaj që kam lexuar nga shkrimet tuaja për këtë rast dhe kam një pasqyrë të disa shqetësimeve tuaja. Ligjet këtu janë të mira, ju keni ligje të shkëlqyera në vend, por vetëm ato nuk sjellin asnjë të mirë nëse nuk zbatohen. Nëse duhen apo jo të ndërmeren veprime të caktuara ligjore në këtë rast konkret, si dhe në çdo rast nga ana e gjyqësorit, është diçka që ne e ndjekim me shumë vëmendje, por nuk ndikojmë. Shpresoj që edhe në këtë rast, si në të gjitha të tjerat, të veprohet në atë mënyrë që njerëzit në vend, kur shkruani për ta, të thonë 'mirë, e di pse po ndodh kjo ose kjo më duket e gabuar, më vjen mirë që dikush po ndiqet penalisht ose e kuptoj që duhet të ketë ankesë në gjykatë për këtë rast konkret', sepse duhet shpjeguar. Gjyqësori duhet t'u shpjegojë njerëzve të këtij vendi se si dhe pse ndodhin disa gjëra. Ky është roli i tyre dhe vlen edhe për këtë rast", tha Ageler në pyetjen e gazetarëve për dyshimet për korrupsion në lidhje me dhënien e lejes së punës për minierën e Ilovicës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR