• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me kontrolle të rregullta në gjinekolog deri në jetë më cilësore

Me kontrolle të rregullta në gjinekolog deri në jetë më cilësore

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Në vend ka pasur një rritje të numrit të grave që shkojnë në mënyrë preventive për kontrolle  gjinekologjike, por ka ende paciente që vijnë në një fazë të vonshme dhe më të rëndë të kancerit, për këtë arsye nuk arrijnë të rikthejnë cilësinë e jetës, si para sëmundjes. Kontrollet e rregullta tek gjinekologu mund të dërgojnë në një cilësi më të mirë të jetës. Kjo është theksuar në konferencën e sotme për media. Java e shëndetit të gruas 2024, ku janë potencuar kontrollet e rregullta parandaluese, zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore, si dhe informimi i të gjitha grave në vend, se zgjidhja e gjinekologut amë është me rëndësi kyçe për kontrollet e rregullta parandaluese.

Kryetari i Asociaionit maqedonas të gjinekologëve dhe obstetërve, profesor doktor Gligor Tofoski tha se subjektivisht kanë ndjenjën se një numër më i madh i femrave vijnë në mënyrë preventive dhe më herët në kontrolle.

Por, siç informon ai, ende ka pasur paciente që kanë ardhur në kancere më të avancuara, në një fazë më të vështirë. Ai përmendi një analizë të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilës pacientë të tillë asnjëherë nuk i përgjigjen cilësisë së jetës si para sëmundjes dhe përmendi edhe dimensionin financiar.

Mes tjerash, ai tha se jo vetëm gratë, por edhe familjet duhet të stimulojnë nënat e tyre, motrat, vajzat që të shkojnë për kontrolle, të kenë një edukim të përgjithshëm shëndetësor.

Mjeku Lambe Krsteski, gjinekolog amë në Shuto Orizare, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se problemi më i madh është se nëse pacientja ka ndonjë problem, atëherë ajo vjen dhe zgjedh gjinekologun amë.

Ai përkujtoi se në komunën e Shuto Orizares më shumë se 10 vite nuk ka pasur gjinekolog amë. Në dy vitet e fundit, ai punon si gjinekolog amë në këtë komunë.

Në pyetjen se a janë shtuar terminët në "Termini im", për femrat të cilat kanë nevojë për kontroll dhe nuk mund të marrin terminë nga mjekët amë, profesor doktor Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së mjekëve maqedonas tha se kanë iniciuar edhe në vend të ketë "termin të kaltër", si në shtetet e tjera.

Ai tha dhe se të gjitha gratë duhet të bëjnë testin për HPV, sepse ka ndodhur që kanë ardhur pacientë që kanë PAP negativ dhe tashmë kanë një formë invazive të kancerit.

Në konferencën për mediat, u theksua se vaksina tashmë është në kalendar si për djemtë ashtu edhe për vajzat në mënyrë që popullata të jetë sa më e madhe, sepse shkenca tregon se që nga fillimi i një gjëje të tillë dhe një përqindje e madhe e personave të vaksinuar, diku në 10 vjet diapazoni i këtyre sëmundjeve të lidhura me HPV, zvogëlohet për 90 për qind.

Paraqitje kishte edhe Marija Basheska Stojanovska, gazetare - përkthyese e gjuhës së shenjave në RTVM, përfaqësuese nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara.

Sipas saj, aspekte të asaj rruge që duhen të eliminohen, ka shumë.

Sonte do të hapet zyrtarisht një simpozium me karakter ndërkombëtar i cili do të zgjasë deri më 19 maj, ndërsa do të mbledhë, siç është paralajmëruar, një numër të madh ekspertësh për të trajtuar çështjet aktuale të shëndetit të grave. Ndër temat janë vaksina HPV, roli i obezitetit në shtatzëni, si dhe do të bëhet prezantimi i procedurës standarde të funksionimit të qendrave për viktimat e dhunës seksuale. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR