• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me 3,8 milionë euro është ripërtërirë rruga Shkup-VK "Bllacë", dy kilometrat e parë të autostradës përfundohen deri në fund të marsit

Me 3,8 milionë euro është ripërtërirë rruga Shkup-VK

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Me 3,8 milionë euro është ripërtërirë rruga shtetërore Shkup - vendkalimi kufitar "Bllacë" në gjatësi prej 10 kilometrave, ndërsa në fazë të fundit është ndërtimi i dy kilometrave të parë të autostradës në këtë relacion dhe pritet të lëshohet në përdorim deri në fund të marsit.

Ministri i transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi sot në ngjarje afër rreth rrotullimit para VK "Bllacë" e shënuan përfundimin e rehabilitimti të rrugës.

"Ka përfunduar ripërtërirja e plotë, kemi rrethojë të re elastike, zgjerim të pjesërishë të rrugës, si dhe sanim të tunelit. Me këtë e përmirësuam edhe sigurinë në rrugë, që është një prej katër të cilat çojnë drejt vendkalimeve kufitare që i përfunduam muajve të kaluar, manastir-Mexhitli, Strugë-Qafë Thanë, si dhe Kriva Pallankë - VK Deve Bair, që do të thotë se ndërlidhja me fqinjët për ne është me rëndësi të jashtëzakonshme", deklaroi minsitri Boçvarski.

Siç theksoi, varësisht nga kushtet e motit pritet në fund të marsit të lëshohen në përdorim dy kilometrat e parë të autostradës në ndërtim.

Rrustemi gjithashtu theksoi se së shpejti do të inaugurohen dy kilometrat e parë të autostrad[s dhe se në rrjedhë janë procedurat për zgjehdje të kryesit dhe mbikëqyrjes për 10 kilometrat që duhet të ndërtohen në fazën e dytë.

Aksi i ripërtërirë, siç u theksua, ishte abashkaluar me vite dhe si pjesë e Rutës 6 të rrjetit transportues evropian është shumë e rëndësishme për shkak të zgjerimit të rrjeteve rrugore evropiane drejt Ballkanit Perëndimor.

Kryes i punëve për ripërtëritje të rrugës është NN "Granit", ndërsa mbikëqyrja është e GEING-së.

Sipas paralajmërimeve, në periudhën në vazhdim do të lëshihen në përdorim edhe drejtimet e rikonstruuara rrugore Katllanovë - Veles dhe Veles - Gradsko. ab/

Foto: NPRRSH

QËNDRONI TË LIDHUR