• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MD: Gjykata Kushtetuese E pranoi një tjetër nismë të Llogës, shfuqizohet rregullorja për tejkalimin e afatit kushtetues

MD: Gjykata Kushtetuese E pranoi një tjetër nismë të Llogës, shfuqizohet rregullorja për tejkalimin e afatit kushtetues

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë në Qeverinë Teknike, Krenar Lloga, e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, U. nr. 101/2023, për të shfuqizuar një tjetër rregullore pas Nismës së dorëzuar për tejkalimin e afatit kushtetues për botim në Gazetën Zyrtare, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Me këtë vendim, siç theksohet në kumtesën, shfuqizohet Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës penale, e miratuar nga ministri i mjedisit jetësor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 128/2023).

"Në të njëjtën kohë edhe një herë kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të veprojë sipas detyre zyrtare edhe me rregulloret tjera në shtet të cilat janë publikuar në kundërshtim me afatin kushtetues në nenin 52 të Kushtetutës. Mos ndërmarrja e veprimeve të duhura për të garantuar respektimin e afatit kushtetues, për të cilin Gjykata kushtetuese e dinte ose mund ta dinte, nënkupton bazë për përgjegjësi penale, sepse ato duhet të respektojnë rregulloret e botuara në Gazetën Zyrtare.

Nga aty theksojnë se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në mënyrë retroaktive edhe për aktet e tjera nënligjore ku nuk është respektuar afati kushtetues.

"Nga ana jonë u njoftua se me hapjen e kutisë së Pandorës, Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në mënyrë retroaktive për aktet e tjera nënligjore ku nuk është respektuar afati kushtetues, sipas shembullit të Udhëzimit për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit të mënyrës së menaxhimit, mbrojtjes dhe mbajtjes së librave dhe evidencave amë", thonë nga Ministria e Drejtësisë. ls/

Foto: MIA/ Ministria e Drejtësisë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR