• e hënë, 23 dhjetor 2024

MD: Bashkëpunim i suksesshëm ndërkombëtar ndërmjet Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe Akademisë Gjyqësore të Republikës së Turqisë

MD: Bashkëpunim i suksesshëm ndërkombëtar ndërmjet Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe Akademisë Gjyqësore të Republikës së Turqisë

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë vizitës së Akademisë Gjyqësore të Turqisë, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, që ka filluar që nga viti 2011. Në kuadër të bashkëpunimit, 13 dëgjues të gjeneratës së pestë janë dërguan për vizitë studimore në Republikën e Turqisë, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

"Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim mes dy akademive në vitin 2021, u vërtetuan zotimet e të dy institucioneve për të avancuar efikasitetin e sistemeve gjyqësore në të dy vendet, përmes realizimit të  trajnimeve për gjyqtarët dhe prokurorët publikë, duke shkëmbyer përvoja dhe duke realizuar vizita studimore që në të kaluarën janë dëshmuar të jenë koncepte të suksesshme për forcimin e kapaciteteve të të dyja akademive", thuhet në kumtesë.

Drejtori i Akademisë Gjyqësore të Turqisë, Muhitin Ozdemir, falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se janë të gatshëm të organizojnë vizita studimore, seminare dhe konferenca të përbashkëta mes dy institucioneve.

"Ozdemir theksoi se është veçanërisht krenar që, në vitin 2022 në Antali, në organizim të Akademisë Gjyqësore të Turqisë dhe Agjencisë për Bashkëpunim dhe Koordinim të Republikës së Turqisë - TIKA, është mbajtur garë në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues nga disa shtete, ndërsa vendi i parë u takoi  20 dëgjuesve të gjeneratës së shtatë të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë dhe mentorit të tyre, Natasha Gaber Damjanovska, drejtoreshë e Akademisë", potencohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Në akimin është rënë dakord që, në bashkëpunim me TIKA, në muajin maj në Ohër, të mbahet Konferencë e ngjashme me atë që është mbajtur në Antali, për Program ndërkombëtar për trajnim mbi çështjet bashkëkohore për të drejtën e të drejtave të njeriut. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR