Mbyllja e plotë e rrugës Prilep-Manastir për shkak të aktiviteteve ndërtimore
- LAMM njoftoi se sot do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore R1101, pjesa Prilep - Manastir me mbyllje të plotë për qarkullim.
- Post By Sara Ademi
- 07:37, 27 mars, 2024

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - LAMM njoftoi se sot do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore R1101, pjesa Prilep - Manastir me mbyllje të plotë për qarkullim.
Seksioni do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore për projektin "Rehabilitimi i bykut të rrugës në afërsi të urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903”, kumtoi LAMM.
фото:МИА архива