• e martë, 19 nëntor 2024

MBPEU: Janë paguar 61.219.350,00 denarë për 811 përfitues për masën Prodhimi Organik për vitin 2023

MBPEU: Janë paguar 61.219.350,00 denarë për 811 përfitues për masën Prodhimi Organik për vitin 2023

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Bujqit nuk do të mbeten të harruar, pagesa e subvencioneve të papaguara vazhdon. Sot u realizua pagesa për 811 përfitues me një shumë totale prej 61.219.350,00 denarë për masën Prodhimi Organik për vitin 2023, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Përfitues të kësaj mase, siç sqarojnë nga Ministria, janë ekonomitë bujqësore që kanë deklaruar prodhim bimor dhe blegtoral të certifikuar organik dhe prodhim në kalim, në përputhje me Ligjin për Prodhimin Bujqësor Organik, ose që kanë sipërfaqe bujqësore të destinuara për plehërim të gjelbër ose për lënie djerr në kuadër të rotacionit të kulturave në funksion të prodhimit organik.

Përfitues të kësaj mase janë gjithashtu edhe ekonomitë bujqësore/blerësit dhe tregtarët e regjistruar në Regjistrin e Blerësve të Produkteve Bujqësore, të cilët kanë prodhuar përpunime nga produktet bujqësore organike primare ose produkte në kalim me origjinë vendore, ose kanë realizuar përpunim dhe paketim të llojeve të egra me origjinë organike dhe i kanë shitur ato, ose merren me tregti ose marketing të produkteve organike të freskëta dhe të përpunuara ose produkteve organike në kalim me origjinë vendore. fc/

Fotografia:MBPEU

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR