• e hënë, 23 dhjetor 2024

MBPEU: Afati i aplikimit për thirrjen e parë publike nga programi i ri IPARD 3 për masat 1 dhe 7 është shtyrë deri më 30 tetor

MBPEU: Afati i aplikimit për thirrjen e parë publike nga programi i ri IPARD 3 për masat 1 dhe 7 është shtyrë deri më 30 tetor

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se deri më 30 tetor të vitit 2023 vazhdon afati për aplikim në thirrjen e parë publike nga programi i ri IPARD 3 për masat 1 dhe 7.

Siç informojnë nga atje, zgjatja e afatit vjen me kërkesë të aplikantëve të interesuar për aplikim për masën 1 dhe masën 7.

Zbatimi i programit të ri IPARD 3, duke shpallur thirrjen e parë publike për masat 1 dhe 7 nga programi i ri IPARD 3 filloi më 1 shtator të vitit 2023.

Siç informojnë nga MBPEU, kjo thirrje publike i referohet masës 1 - Investimet në asetet fikse të ekonomive bujqësore dhe masës 7 - Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve, ndërsa vlera totale për investimet që vihet në dispozicion me thirrjen e parë publike  për të dyja masat arrin 30 milionë euro.

Përfitues të masës 1 janë njësitë bujqësore të regjistruara në sistemin ERSZ të MBPEU-së, të cilët mund të jenë persona fizikë (pronarë të njësive bujqësore familjare), person juridik (ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme) dhe fermerë individualë. Pastaj përfitues mund të jenë kooperativat ose personat juridikë të lidhur.

Te masa 7 si përfitues paraqiten persona fizik, juridik, kooperativa dhe persona juridik të bashkuar për investime kolektive. sa/

FOTO/MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR