• e diel, 23 shkurt 2025

Mbledhje konstituive e Klubit të deputeteve

Mbledhje konstituive e Klubit të deputeteve

Shkup, 10 janar 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet mbledhje konstituive e Klubit të deputeteve.

Klubi i deputeteve është një grup joformal në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga të gjitha deputetet, pavarësisht cilit grup të deputetëve i takojnë.

Klubi i deputeteve është themeluar më 7 mars 2003 në kuadër të projektit rajonal të Paktit për stabilitet - masa për barazi gjinore, me ndihmën e partnerëve lokalë, Lobi i femrave i RMV-së, LOGM-së dhe Seksionit për avancimin e barazisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në pesë vitet e fundit, Klubi i deputeteve kishte për qëllim ta shqyrtojë normativën ekzistuese dhe të propozojë normativë të re ligjore në sferën e çështjeve gjinore. 

Klubi i deputeteve vepron me qëllim të përbashkët dhe të vetëm - përmes zgjidhjeve ligjore të arrihet barazi gjinore dhe avancimi i të drejtave të grave, inkuadrimi aktiv i tyre në procesin e vendimmarrjes në shtet si dhe përforcimi dhe rritja e demokracisë në të gjitha sferat e shoqërisë së Maqedonisë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR