Mbledhje e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve
- Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot duhet ta mbajë seancën e 39-të.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:18, 21 dhjetor, 2023

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot duhet ta mbajë seancën e 39-të.
Në rend dite janë konstatimi i propozim listës për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, propozim-vendimi për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, propozim-vendimi për emërim të anëtarëve të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike, propozim-vendimi për emërim të anëtarit të Komisionit të Agjencisë për posta, si dhe propozim-vendimi për zgjedhje të shoqatës nga fusha e të drejtave të njeriut, të drejtës policore dhe legjislaturës për mekanizmin për kontroll qytetar në përbërje të Avokatit të popullit. ab/
Foto: МIА arkivi