• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbledhja për zgjedhjen e qeverisë së re vazhdon pas orës 21

Mbledhja për zgjedhjen e qeverisë së re vazhdon pas orës 21

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Me kërkesë të koordinuesit të grupit të deputetëve të Frontit evropian, Blerim Bexheti, mbledhja e Kuvendit për zgjedhje të qeverisë së re është ndërprerë deri në orën 21:15. Paraprakisht u cek se njerëzit e parë të grupeve të deputetëve nuk arritën marrëveshje për tërheqje të një pjese të të paraqiturve që votimi të mbahet sonte më herët. Përbërja e re  e qeverissë duhet të votohet më së voni deri në mesnatë.

Në vazhdimin e mbledhjes pas ndërprerje së energjisë elektrike për shkak të motit të lig në Shkup, diskutuan disa deputetë.

Mitko Trajçuleski nga LSDM përësriti se të gjitha projektet reformuese të cilat janë në interes të qytetarëve do të mbështeten nga opozita, përderisa për të gjitha investimet e dyshimta qeveria do të kritikohet në mënyrë të ashpër.

Deputetët opozitarë folën edhe për ssjelljen e deputetëve të VMRO-DPMNE-së derisa ishin në opozitë.

Për shtatë vite sundim të LSDM-së dhe BDI-së, tha Micevski nga VMRO-DPMNE, nuk është bërë asgjë për qytetarët nga ajo që është premtuar. 

Deputetët nga opozita në debat e kritikuan zgjedhjen e kandidatëve për ministra, përderisa deputetët nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM i mbrojtën politikat e parapara në Programin e Qeverisë së re, por gjithashtu edhe i kritikuan politikat e qeverisë së kaluar të LSDM-së.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE e porositi kryeministrin dhe ministrat e rinj të mos harrojnë premtimet e programit qeveritar, por edhe të deputetëve. Tha se për të gjithë minisstrat ka mendim se janë të nderhsëm dhe njerëz të cilët i përmbuhsin kriteret në planin profesional. Tani mbetet të sshihet si do të punojnë si menaxhues", tha Stojanovska, duke shtuar se nuk ka kohë për gabime.

Sipas saj, populli ia dha besimin VMRO-DPMNE-së dhe e ndëshkoi, siç tha, puhstetin e azdisur të BDI-së dhe LSDM-së.

Jovanka Trençevska nga LSDM, ndërkaq mendon se nuk ka fillim të ri me, siç tha, kuadro të vjetra, të korruptuara.

Replikuan Vesna Bednevska nga ZNAM dhe Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE, duke i kritikuar politikat dhe veprimet paraprake të Trençevskës, si ish-ministre e Punës, kur janë në pyetje gratë dhe çështjet gjinore.

Mbledhja për zgjedhje të Qeverisë së re duhet të përfundojë deri në mesnatë. Prej rreth 60 folësve, sipas informatave nga Kuvendi, për fjalë kanë mbetur rreth shtatë deputetë. ab/

Foto: МIА/VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR