• e shtunë, 19 korrik 2025

Mbi pesë milionë amerikanë në protesta kundër Trampit gjatë mbajtjes së parakalimit ushtarak në kryeqytet

Mbi pesë milionë amerikanë në protesta kundër Trampit gjatë mbajtjes së parakalimit ushtarak në kryeqytet

Uashington, 15 qershor 2025 (MIA) - Në Uashington u mbajt parakalimi i madh ushtarak me rastin e 250-vjetorit të themelimit të Armatës së SHBA-së dhe ditëlindjes së presidentit amerikan, Donald Tramp, i cili mbushi 79 vite, lajmëroi SPA.

Në të njejtën kohë, në vend u mbajtën mbi 2.100 protesta kundër politikave të Trampit, me mbi pesë milionë pjesëmarrës, kumtoi Unioni amerikan për liri qytetare (ACLU).

"Protestat e sotme janë porosi e fuqishme se njerëzit në mbarë vendin nuk do të frikësohen nga taktikat e frikësimit të presidentit Tramp", deklaroi në kumtesë përfaqësuesja kryesore politike e ACLU-së, Dirdre Shifeling.

"Amerikanët janë njerëz të guximshëm të cilët e duan demokracinë dhe nuk do të qëndrojnë anash përderisa administrata e Tramoit e futë Kushtetutën tonë në makinë prerjeje - as ACLU nul do të ulet anash", potencohet në kumtesë. ab/

Fotо: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR