• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbi një milion pakistanezë janë evakuuar për shkak të vërshimeve më të rënda në katër dekadat e fundit

Mbi një milion pakistanezë janë evakuuar për shkak të vërshimeve më të rënda në katër dekadat e fundit

Islamabad, 29 gusht 2025 (MIA) - Autoritetet pakistaneze këtë javë evakuuan mbi një milion persona nga shtëpitë e tyre në krahinën Penxhab, kumtuan zyrtarët, sepse vërshimet më të ërnda në katër dekadat e fundit shkatërruan qindra fshatra dhe vërshuan fusha.

Reshjet e rrëmbyeshme monsunike dhe lëshimi i tepricës së ujit nga digat në Indi i rritën nivelet e tre lumenjve që rrjedhin nëpër krahinën lindore, duke i detyruar autoritetet t'i zbrazin ujërat në disa vende - duke shkaktuar vërshime në mbi 1.400 fshatra, kumtoi Drejtoria për menaxhim me katastrofa në Penxhab.

Mediumet britanike transmetojnë se banorët e fshatit kadirabad sot shkelnin nëpër ujë të thellë deri në krahëror pasi që lumi Çenab doli nga shtrati i vet dhe shkaktoi vërshime të përnjëhershme.

"Tërë natën e kaluam zgjuar dhe të frikësuar. Të gjithë ishin të frikësuar. Fëmijët qanin. Gratë ishin të shqetësuara. Ishim të pafuqishëm", deklaroi Nadim Ikbal, një punëtor 26-vjeçar, derisa shkelte në ujë duke mbajtur njërin prej fëmijëve të tij.

Nëpunësit thonë se vërshimet në Penxhab - ku jetojnë gjysma e popullatës së Pakistanit dhe prodhues kryesor i grurit, orizit dhe pambukut - janë përkeqësuar nga lëshimi i ujërave nga tre lumenjtë, Ravi, Sutlexh dhe Çenab, nga digat indinae të cilat ishin të mbushura.

India, e cila në mënyrë rutinore lëshon ujë nga digat kur mbushen, vetëm këtë javë i dërgoi tre paralajmërime për vërshime Pakistanit, duke e vlerësuar hapin si "masë humanitare".

Të dy vendet po luftojnë me sezonin e shirave monsunike që shkaktuan vërshime.

Në pjesën indiane të Kashmirit, që, gjithashtu, seriozisht është goditur nga vërshimet, vetëm këtë muaj jetën e humbën së paku 60 persona, përderisa numri i viktimave në Pakistan arriti në 819 nga fundi i qershorit.

Në krahinën Penxhab këtë javë jetën e humbën së paku 12 persona, deklaroi Marium Auranxheb, ministër i qeverisë krahinore. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR