Mbi 8.000 ish të burgosur u pëfshinë në armatën ukrainase
- – Më shumë se 8.000 ish të burgosur – burra dhe gra u përfshinë në radhët e forcave të armatosura të Ukrainës, ndërsa për momentin po shqyrtohen edhe rreth 900 aplikime, deklaroi për Ukrinform, Jehven Horobec, shef i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë.
- Post By Fitore Curri
- 13:47, 2 prill, 2025

Kiev, 2 prill 2025 (MIA) – Më shumë se 8.000 ish të burgosur – burra dhe gra u përfshinë në radhët e forcave të armatosura të Ukrainës, ndërsa për momentin po shqyrtohen edhe rreth 900 aplikime, deklaroi për Ukrinform, Jehven Horobec, shef i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Pasi më 8 maj të vitit 2024 Parlamenti ukrainas miratoi ligj me të cilin lejohet lirimi i parakohshëm i të burgosurve në këmbim për pjesëmarrje në mbrojtjen e Ukrainës, vullnetarët e parë iu bashkëngjitën njësive ushtarake në gusht të vitit 2024.
Në ditën kur gjykata do të vendosë për lirimin me kusht, një ish i burgosur bëhet nëpunës në forcat e armatosura të Ukrainës dhe i ka, me kufizime të vogla, të drejtat dhe detyrimet e njëjta si dhe ushtarët e tjerë. fc/
Foto: EPA