• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbi 70 brende të vendit dhe të huaja do të prezantohen në Panairin e mobiljeve në Shkup

Mbi 70 brende të vendit dhe të huaja do të prezantohen në Panairin e mobiljeve në Shkup

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Prej sot e deri të dielën në kompleksin "Boris Trajkovski" në Shkup do të mbahet Panairi i mobiljeve, ku do të prezantohen mbi 70 brende nga vendi dhe të huaja.

Vizitorët do të kenë mundësi që në një vend të gjejnë gjithçka që u nevojitet për ta freskuar shtëpinë, nga mobiljet e thjeshta dhe minimaliste deri te mobiljet e rafinuara dhe mbresëlënëse.

Po ashtu, secili mundet ta shfrytëzojë mundësinë ekskluzive që të marrë këshillë falas, profesionale, pasi studio arkitektonike Archx do të jetë pjesë e Panairit dhe arkitektët e tyre vizitorëve do t'u japin zgjidhje adekuate për pajisimin dhe disenjimin e shtëpisë, do të ndajnë këshilla për kombinim të ngjyrave dhe materialeve të ndryshme dhe orientime që maksimalisht ta shrytëzojnë hapësirën e tyre me dimenzione ideale, paralajmërojnë organizatorët.

Panairi do të hapet nga ora 10 deri 20 të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën, ndërsa të dielën nga ora 10 deri 17. Hyrja do të kushtojë 150 denarë ose 250 denarë për dy veta. bsh/

Foto: Pllakat

QËNDRONI TË LIDHUR