• e martë, 02 korrik 2024

Mbi 400.000 bileta për LO2024 prej sot në shitje

Mbi 400.000 bileta për LO2024 prej sot në shitje

Paris, 29 nëntor 2023 (MIA) - Të gjithë të cilët nuk kanë bileta për Lojërat olimpike dhe paraolimpike 2024 në Paris do të mund t'i blejnë duke filluar prej sot, kumtuan organizuesit.

Për dallim nga fazat e para, në këtë nuk do të ketë lojë shpërblyese dhe biletat do të shiten sipas parimit "i pari që vjen, i pari shërbehet".

Në shitje do të lëshohen 400.000 bileta për pjesën garuese të Lojërave olimpike dhe paraolimpike, si dhe për ceremonitë në hapje dhe mbyllje.

Nuk do të shiten vetëm bileta për turneun në sërfim që do të mbahet në Tahiti dhe do të mund të ndjeket pa pagesë.

Një e treta e biletave në këtë fazë do të shiten me çmim më të ulët se 50 euro.

Biletat më të shtrenjta për LO 2024 kushtojnë 2.700 euro për ceremoninë e hapjes, ndërsa biletat më të lira kushtojnë 24 euro.

Organizuesit kumtuan se deri më tani janë shitur 7.2 milionë bileta nga 10 milionë sa ishin në shitje për LO, ndërsa vitin tjetër do të lëshohen në shitje bileta shtesë. ab/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR