• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mbi 3.000 të burgosur ukarinas kërkojnë që të përfshihen në armatë

Mbi 3.000 të burgosur ukarinas kërkojnë që të përfshihen në armatë

Kiev, 21 maj 2024 (MIA) - Mijëra të burgosur ukrainas po kërkojnë t'i bashkohen ushtrisë, kumtoi sot Kievi, pas vendimit të Parlamentit, me të cilin lejohen disa kategori të burgosurish t'u bashkohen forcave të armatosura.

"Ka më shumë se 3.000 persona. Këtë e parashikuam para miratimit të këtij ligji", tha zëvendës ministrja e Drejtësisë, Olena Visocka.

Ajo shtoi se autoritetet kanë identifikuar 20.000 të burgosur më të mirë dhe se prej tyre 4.500 kanë shfaqur interes t'i bashkohen armatës.

Në përputhje me ligjin e ri, armatës ukrainase mund t'i bashkohen vetëm të burgosurit me më pak se tre vjet dënim. Të burgosurve të mobilizuar u jepet lirim me kusht në vend të faljes.

Mes atyre që nuk kanë të drejtë të shërbejnë në ushtri janë persona të shpallur fajtorë për dhunë seksuale, vrasje të dy ose më shumë personave, korrupsion të rëndë dhe ish zyrtarë të lartë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR