• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbape u lirua nga spitali në Majami

Mbape u lirua nga spitali në Majami

Majami, 20 qershor 2025 (MIA) - Klubi spanjoll, Real Madridi kumtoi sot se sulmuesi i tyre, reprezentuesi franceu, Kilian Mbape, është liruar nga spitali në Majami, pasi që u hospitalizua të enjten për shkak të gastroenteritisit të cilin e mori në Kampionatin botëror të klubeve që u mbajt në SHBA.

"Lojtari ynë Kilian Mbape u lirua nga spitali dhe u kthye në kampin trajnues. Mbape do të vazhdojë me trajtim të posaçëm mjekësor dhe gradualisht do t'u kthehet aktiviteteve ekipore", kumtoi Reali.

Mbape u izolua nga pjesa tjetër e ekipit të martën për shkak të gastroenteritisit dhe nuk luajti në ndeshjen e xhiros së parë kundër ekipit Al-Hilal, të mërkurën. ab/

FOTO: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR