• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbape: Jam shumë i lumtur që tejkalova arritjen e Anrit, por kam edhe një person që duhet ta mposht

Mbape: Jam shumë i lumtur që tejkalova arritjen e Anrit, por kam edhe një person që duhet ta mposht

Paris, 10 shtator 2025 (MIA)- Kapiteni i Francës, Kilian Mbape, pas ndeshjes kundër Islandës (2:1) në turneun kualifikues të Kupës së botës 2026 tha se është i lumtur që e tejkaloi Tieri Anrin në efikasitet.

"Kemi shumë për të mësuar nga këto dy ndeshje. E gjithë kjo na mundëson të punojmë me veten, të shohim se çfarë na mungon. Arritëm të fitojmë gjashtë pikë dhe kjo është shumë mirë. Jemi të lumtur që kemi mundur konkurrentët tanë të drejtpërdrejtë. Goli i 52-të? Jam shumë i lumtur, Tieri Anri është një legjendë e gjallë. Megjithatë, ka edhe një person që duhet ta mposht, prandaj nuk duhet të festojmë shumë, ka ende punë", deklaroi Mbape për "L'Ekip".

Në historinë e reprezentacionit francez, lojtari më efikas është Olivier Zhiru me 57 gola.

Ekipi francez ka gjashtë pikë në dy ndeshje dhe është lider në Grupin D në kualifikimet e Kupës së botës 2026.

Islanda është në vendin e dytë me tre pikë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR