• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mbape do të mungojë tre javë për shkak të lëndimit

Mbape do të mungojë tre javë për shkak të lëndimit

Paris, 2 shkurt 2023 (MIA) - Një nga futbollistët më të mirë në botë, Kilian Mbape nuk do të luajë kundër Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampionëve.

PSZH publikoi se sulmuesi në ndeshjen e djeshme në Liga 1 kundër Monpeljes (3:1) u lëndua dhe do të mungojë rreth 20 ditë.

Ashtu, Mbape nuk do të luajë në ndeshjet kundër Tuluzit, Marsejës, Monakos dhe Lillit në ndeshjet kombëtare, si dhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e kampionëve kundër Bajernit të Mynihut.

Deri nga fundi i ditës duhet të kuptohet edhe serioziteti i lëndimit të mbrojtësit Serhio Ramos. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR