• e premte, 20 dhjetor 2024

Mbape do të largohet nga PSZh këtë verë

Mbape do të largohet nga PSZh këtë verë

Paris, 15 shkurt 2024 (MIA) - Sulmuesi i Pari Sen Zhermenit, Kilian Mbape i ka thënë kryetarit të klubit Naser Al-Helaifi se dëshiron të largohet nga "Parku i princave" si lojtar i lirë në verë, sipas të gjithë ekspertëve për transfere në Evropën Perëndimore.

Siç është e njohur, kontrata e Mbapes me klubin është deri në fund të këtij sezoni, por me opsion për vazhdim për edhe një vit, ndërsa për këtë, lojtari do të fitonte shumë të madhe të parave në formë të pagave dhe bonuseve. Megjithatë, sulmuesi është i vendosur që më në fund të largohet nga PSZh-ja pas spekulimeve disavjetore rreth së ardhmes së tij, duke e mbajtur premtimin ndaj Al-Helaifit se ai do të jetë i pari që do të kuptojë për zgjedhjen e tij nëse do të mbetet me kampionin francez edhe sezonin e ardhshëm.

Nuk është e qartë se cili do të jetë klubi i ardhshëm i sulmuesit francez, por me siguri ai do të jetë Reali i Madridit.

Këtë sezon, Mbape ka shënuar 31 gola dhe shtatë asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR