Mbahet ngjarje me rastin e Ditës Botërore të Hepatitit me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve
- Ngjarje me rastin e Ditës Botërore të Hepatitit me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes u mbajt sot në Shkup, ndërsa në ngjarje qytetarët e pranishëm kanë pasur mundësi të bëjnë ekzaminimi falas të mëlçisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:32, 28 korrik, 2023
Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Ngjarje me rastin e Ditës Botërore të Hepatitit me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes u mbajt sot në Shkup, ndërsa në ngjarje qytetarët e pranishëm kanë pasur mundësi të bëjnë ekzaminimi falas të mëlçisë.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në këtë ngjarje e theksoi seriozitetin e hepatitit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të tij për të mundësuar parandalimin në kohë.
“Hepatiti është një sfidë globale shëndetësore që ndikon në miliona jetë në mbarë botën dhe pikërisht për këtë lufta me të në asnjë rast nuk mund të jetë e thjeshtë dhe për t'u përballuar me të na duhet një qasje e integruar dhe gjithëpërfshirëse”, tha Mexhiti.
Ministri theksoi se në ngritjen e vetëdijes për hepatitin përmes sigurimit të informacioneve të disponueshme dhe aktiviteteve në terren është fokusi i kësaj ngjarje.
“Zbulimi i hershëm ka një rëndësi të madhe për trajnimin dhe pikërisht për këtë skriningu dhe testimi luajnë një rol vital në identifikimin e infeksioneve në fazën e hershme kur vetë terapia mund të jetë më me ndikim”, shtoi Mexhiti.
Ministri theksoi se sipas statistikave, vitin e kaluar janë evidentuar 83 raste të reja të pacientëve me Hepatit prej të cilëve 43 raste janë me Hepatit B.
Drejtoresha e ISHP-së Klinikës Universitare për Gastroenterohepatologjisë, Dr. Kalina Grivçeva Stardelova, theksoi se si klinikë, së bashku me pacientët, Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika Infektive, kanë bërë një hap të madh në vitin 2018 me të cilin sot edhe në shtetin tonë është në dispozicion terapia antivirale për Hepatitin C, që në dy, tre vitet e fundit klinika vetë e furnizon dhe pacientët me këtë diagnozë mund ta marrin.

Drejtoresha theksoi se në vit trajtohen 63 pacientë me hepatit C, ndërsa terapia e hepatitit B ende nuk është në listën pozitive dhe shtoi se ekziston një listë pritjeje në të cilën vendosen pacientët për të përcaktuar terapinë e duhur.
Lidhur me përditësimin e listës pozitive për hepatitin B, ministri theksoi se është formuar komisioni, duhet të emërohen një kryetar i atij komisioni dhe kompanitë e interesuara të fillojnë të aplikojnë.
Dr. Svetozar Antoviq, specialist i Kirurgjisë Digjestive, theksoi se mënyra e vetme që të shërohen pacientët me kancer të mëlçisë është heqja e tumorit, që nënkupton heqjen e një pjese të mëlçisë ose të bëhet transplant i mëlçisë.
Ai theksoi se deri më tani kanë tre pacientë me transplant të mëlçisë, nga të cilët pacientja e fundit është operuar para një javë dhe është në gjendje të mirë dhe se lista e pacientëve është dinamike me jo më shumë se 16 pacientë që presin.