MBA: Kartelat VISA dhe MasterCard nuk janë të disponueshme në bankomate ose në dyqane
- Anëtarët e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë informojnë se për momentin disa nga shërbimet që kanë të bëjnë me markat e kartelave VISA dhe MasterCard nuk janë të disponueshme në bankomat dhe në dyqane.
- Post By Sara Ademi
- 15:25, 27 korrik, 2023

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Anëtarët e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë informojnë se për momentin disa nga shërbimet që kanë të bëjnë me markat e kartelave VISA dhe MasterCard nuk janë të disponueshme në bankomat dhe në dyqane.
Nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë njoftuan se, si edhe më parë, mjetet e klientëve të bankave janë të disponueshme në të gjitha ekspoziturat dhe filialet.
"Anëtarët e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë janë në komunikim intensiv me markat e kartelave VISA dhe MasterCard, dhe nga analizat e deritanishme mund të thuhet se arsyeja e problemit nuk është e lidhur me operatorët kombëtar të telekomit, as me sistemet individuale të bankave. Pas marrjes së informatave më të plota, opinioni do të njoftohet me kohë nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë", thuhet në njoftimin e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s