MB e Rusisë: Është kryer sulm ndaj objekteve të infrastrukturës energjetike të Ukrainës për shkak të përdorimit të raketave ATAKMS
- Forcat e armatosura ruse sot kanë kryer sulm masiv ndaj objekteve vitale të infrastrukturës energjetike të Ukrainës që mbështesin kompleksin ushtarak-industrial, si përgjigje të përdorimit të gjashtë raketave amerikane ATAKMS nga Kievi për të sulmuar aeroportin e Taganrogut, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:59, 13 dhjetor, 2024

Moskë, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Forcat e armatosura ruse sot kanë kryer sulm masiv ndaj objekteve vitale të infrastrukturës energjetike të Ukrainës që mbështesin kompleksin ushtarak-industrial, si përgjigje të përdorimit të gjashtë raketave amerikane ATAKMS nga Kievi për të sulmuar aeroportin e Taganrogut, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
"Qëllimi i sulmit është arritur, të gjitha objektet janë goditur", theksoi Ministria ruse.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Rusia mëngjesin e sotëm lëshoi 93 raketa dhe 200 dronë në një nga sulmet më të mëdha ndaj sistemit energjetik të Ukrainës. rq/
Foto: EPA