Mbështetje për ndryshimet në Ligjin për automjetet nga Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike
- Komisioni parlamentar për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike në seancën e sotme mbështeti Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për automjetet në procedurë të shkurtuar me të cilin mundësohet që për automjete speciale të Agjencisë së sigurisë kombëtare (ASK) të lëshohen dy ose më shumë lejeve të trafikut dhe targa të regjistrimit në raste kur atë e përcakton drejtori i ASK-së.
- Post By Fami Bajrami
- 12:04, 30 korrik, 2025
Shkup, 30 korrik 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike në seancën e sotme mbështeti Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për automjetet në procedurë të shkurtuar me të cilin mundësohet që për automjete speciale të Agjencisë së sigurisë kombëtare (ASK) të lëshohen dy ose më shumë lejeve të trafikut dhe targa të regjistrimit në raste kur atë e përcakton drejtori i ASK-së.
Në afatin e përcaktuar nuk u paraqitën amendamente për ndryshimet e propozuara ligjore, seanca përfundoi pa diskutime shtesë dhe Komisioni përcolli propozimin në procedurë të mëtejshme parlamentare.
Sipas shpjegimit, propozimi nuk shkakton implikime financiare shtesë dhe vlerësohet si plotësisht i justifikuar.
Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjetet në procedurë të shkurtuar, madje ka qenë pika e vetme në seancën e sotme të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike.
Foto: printskrin