Maunt do të mungojë në ndeshjet e para të kualifikimeve për KE 2024
- Menaxheri i Çelzit, Gream Poter, njoftoi se mesfushori i të kaltërtve dhe Anglisë, Mejson Maunt do të mungojë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Italisë dhe Ukrainës.

Londër, 17 mars 2023 (MIA) - Menaxheri i Çelzit, Gream Poter, njoftoi se mesfushori i të kaltërtve dhe Anglisë, Mejson Maunt do të mungojë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Italisë dhe Ukrainës.
Më 16 mars, anglezët e publikuan listën e tyre përfundimtare për kualifikime për KE 2024, në të cilën ishte përfshirë edhe Maunt.
"Maunt nuk ishte 100% gati në ndeshjet e fundit, kështu që ai nuk luan ende. Ai do të mungojë në kualifikimet e Anglisë për Euro 2024"; deklaroi Poter për "Bi-Bi-Si".
Raportohet se mesfushori aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju.
Mesfushori 24-vjeçar ka bërë 32 paraqitje për Çellsin, duke shënuar tre gola dhe gjashtë asistime. ls/
Foto: EPA