• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mateus për Topin e Artë të Mesit: Kjo është farsë, edhe pse jam tifoz i Leos, ai fitoi padrejtësisht

Mateus për Topin e Artë të Mesit: Kjo është farsë, edhe pse jam tifoz i Leos, ai fitoi padrejtësisht

Berlin, 31 tetor 2023 (MIA) - Ish futbollisti gjerman Lotar Mateus beson se Erling Haland duhej ta fitojë Topin e Artë, e jo Lionel Mesi.

Dje argjentinasi për herë të tetë e fitoi çmimin. Ndarja e çmimit u mbajt në Paris në teatrin "Shatele".

"Tërë vitin Haland ka luajtur më mirë se Mesi. Lionel fitoi padrejtë. Por, kjo tregon se Kampionati botëror është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Mendoj se Haland është lojtari më mirë në 12 muajt e fundit, fitoi trofe të rëndësishëm me Mançester Sitin dhe theu shumë rekorde. Për mua askush nuk është më i mirë se Haland. Ky votim ishte farsë, edhe pse unë jam tifoz i Mesit", deklaroi Mateus.

Erling Halang e ka fituar vendin e dytë në votim. Norvegjezi e fitoi trofeun Gerd Miler si golashënues më i mirë në sezonin 2022/23. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR