• e hënë, 23 dhjetor 2024

Masralli: BE-ja e përshëndetë paralajmërimin e Zvicrës për organizim të Konferencës së paqes në Ukrainë

Masralli: BE-ja e përshëndetë paralajmërimin e Zvicrës për organizim të Konferencës së paqes në Ukrainë

Bruksel, 11 prill 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian e përshëndetë nismën e Zvicrës për organizim të Konferencës së nivelit të lartë për paqe në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit evropian të punëve të jashtme dhe politikës së sigurisë, Nabila Masralli në përgjigje të pyetjes së gazetarëve rreth qëndrimit të BE-së për paralajmërimin e Qeverisë zvicerane se do të organizojë Konferencë paqësore për Ukrainën nga mesi i qershorit.

"BE-ja dhe vendet e saja anëtare do të vazhdojnë me përpjekjet e tyre intensive globale për sigurim të mbështetjes sa më të madhe ndërkombëtare për paqe gjithpërfshirëse, të drejtë dhe të përhershme në bazë të qëllimeve dhe parimeve të formulës ukrainase paqësore, me ide për mbajtje të një samiti global paqësor në të ardhmen", theksoi Masralli.

Ajo theksoi se BE-ja do të marrë pjesë në një tubim të tillë, por se tani për tani nuk mund të thotë se kush do ta përfaqësojë.

Qeveria zvicerane dje kumtoi se më 15 dhe 16 qershor në pushimoren Burgenstok në afërsi të qytetit Lucern do të organizojë Konferencë dyditëshe të nivelit të lartë për arritje të paqes në Ukrainë, në bazë të planit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe ministrit zviceran të punëve të Jashtme, Ignacio Kasis.

Sipas paralajmërimit, qëllimi i tubimit do të jetë të krijohet kornizë për paqe të qendrueshme në Ukrainë, si dhe "plan konkret për pjesëmarrje të Rusisë në procesin paqësor".

Qeveria zvicerane informoi se në diskutimet e hershme për organizim të konferencës ishin të përfshira edhe BE-ja dhe përfaqësuesit e vendeve nga i a.q. Jugi global, përfshirë Brazilin, Etiopinë, Indinë, Afrikën Jugore, Kinën dhe Arabinë Saudite.

"Për momentin ka mjaft mbështetje ndërkombëtare për Konferencën e nivelit të lartë në mënyrë që të inicohet procesi paqësor", shtohet në kumtesë.

Sipas mediumeve zvicerane, në Konferencë mund të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Xho Bajden, i cili në atë periudhë duhet të marrë pjesë në Smaitin e G7-shit në Itali. ab/

Foto: ЕBS

QËNDRONI TË LIDHUR