Mask e sfidoi Zukenbergun në "luftën në kafaz", pronari i Fejsbukut menjëherë pranoi
- Pronari i Tuiterit Ilon Mask, sot filloi një debat të hapur me njeriun e parë të Fejsbukut, Mark Zukenberg, duke u tallur me kompaninë e tij Meta, e cila po përpiqet të lançojë një platformë për "mikro blogim", me të cilën planifikohet me siguri t'i kundërshtohet në Tuiter.
- Post By Sara Ademi
- 12:28, 22 qershor, 2023
Los Anxhelos, 22 qershor 2023 (MIA) - Pronari i Tuiterit Ilon Mask, sot filloi një debat të hapur me njeriun e parë të Fejsbukut, Mark Zukenberg, duke u tallur me kompaninë e tij Meta, e cila po përpiqet të lançojë një platformë për "mikro blogim", me të cilën planifikohet me siguri t'i kundërshtohet në Tuiter.
"Jam i sigurt se Toka mezi pret të jetë nën gishtin e Zukerberg-ut pa asnjë mundësi tjetër," shkroi Mask në Tuiter, raporton Politiko.
Ai shtoi se është për një "luftë në kafaz" me pronarin e Fejsbukut", "nëse edhe ai pranon".
Zukerberg menjëherë iu përgjigj në Instagram, duke shkruar: "Ma dërgo lokacionin". sa/
foto: Tuiter