• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASIT: Kompanitë nga sektori TIK duhet të kenë strategji dhe mekanizma për mbrojtjen e të drejtave intelektuale

MASIT: Kompanitë nga sektori TIK duhet të kenë strategji dhe mekanizma për mbrojtjen e të drejtave intelektuale

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Për shkak të përparimit të shpejtë të teknologjisë dhe globalizimit, mbrojtjes së të drejtave nga pronësia industriale po bëhet gjithnjë e më sfiduese. Prandaj, kompanitë në sektorin TIK duhet të kenë strategji dhe mekanizma për mbrojtjen e të drejtave të veta intelektuale. përfshirë edhe patentat, shenjat mbrojtëse, të drejtat autoriale dhe forma të tjera të mbrojtjes, porositë Oda ekonomike për teknologji informatike dhe komunikuese (MASIT) me rastin e 26 prillit, Ditës botërore të mbrojtjes së të drejtave nga pronësia industriale.

MASIT përkujton se pronësia industriale përfshin aspekte të ndryshme si patentat, shenjat mbrojtëse, të drejtat autoriale dhe mbrojtja e dizajneve industriale. Këto të drejta, theksoi, u mundësojnë inovatorëve dhe kreatorëve të mbrojnë idetë e veta, inovacionet dhe veprat kreative nga prëdorimi ilegal dhe përvetësimit.

Sipas Odës, mbrojtja e të drejtave intelektuale u ofron kompanive shumë pëlrparësi, përfshirë përparësinë e konkurrencës, vlerën e brendit, mundësi përfitimi, nxitjen e inovacioneve dhe sigurisë në investime. Në këtë mënyrë, jo vetëm që drejtpërdrejtë do të mbrohen kompanitë, por edhe mbështeten inovacioni dhe kreativiteti në sektorin TIK, që kontribuon për efekte pozitive ndaj tërë eko-sistemit.

Me qëllim të edukimit të anëtarëve të vet, kësaj i paraprinë disa punëtori edukative me ekspertë të fushës nga vendi dhe nga rajoni.

foto: MASIT

 

QËNDRONI TË LIDHUR