• e diel, 01 dhjetor 2024

MASIT kërkon të shfuqizohet "e diela ditë jopune"

MASIT kërkon të shfuqizohet

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) - Të shfuqizohet "e dila ditë jopune" dhe t'u mundësohet inxhinierëve të IT-së të punojnë nga shtëpia, por edhe me orar të shkurtuar të punës, kërkon Oda ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit (MASIT). Kjo, siç iu përcjellë sot kryeministrit Hristijan Mickoski, janë përfitime që në vitë aplikohen me vite të tëra.

Siç deklaroi kryetarja e MASIT, Aneta Antova Pesheva pas takimit me Mickoski, industria e IT-së shpreson se transformimi digjital në vend do të ndodhë shpejt.

"Kërkojmë ndryshime të mëdha në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës. Shpresoj që bashkëpunimi që kemi do të vazhdojë. E përshëndesim Këshillin për transformim digjital të shtetit. Shpresojmë që transformimi digjital të ndodhë shpejt, dhe kjo nënkupton vendosjen e të gjitha letrave dhe dokumenteve në formë digjitale. Më pas do të kalojmë në fazën e ndërveprueshmërisë ndërmjet institucioneve në mënyrë që qytetarët të ndjejnë se diçka është bërë realisht dhe se proceset do të ecin më shpejt", theksoi Antova Pesheva.

 

Ajo informoi se MASIT ka propozuar krijimin e partneriteteve publiko-private me kompanie vendase dhe të certifikuara të sigurisë të cilat do t'u ndihmojnë autoriteteve dhe ministrive me staf profesional.

Mickoski e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me MASIT, Ai tha se të gjitha takimit ishin takime konstruktive dhe prej tyre kanë dalë shumë ide dhe propozime të cilat më pas rezultojnë me politika. 

"Mbresëlënës është fakti se si industri TIK kemi më shumë se gjysmë miliardë euro eksporte në vitin 2023 dhe kjo supozoj vazhdon të rritet, është diçka që i shton vlerë ekonomisë tonë. Një pjesë e madhe e ketyre njerëzve që punojnë në industrinë TIK, këto janë më shumë se 20.000, mendoj se në vitin 2023 më shumë se 21 000 janë të punësuarit në TIK, janë njerëz që kanë mbetur këtu, në shtëpi dhe prej këtu luftojnë jo vetëm për familjën dhe ekzistencën e tyre, por edhe për atdheun e tyre dhe ata personalisht nga unë kanë respekt të madh, duke pasur parasysh se janë kuadër deficitar dhe se kanë ofertë më të madhe. Gjithmonë njerëzit që mbetën këtu dhe që luftojnë për atdheun e tyre nga unë do ta kenë respektin dhe gjithmonë do të kenë prioritet në politikat e kësaj qeverie, ndërsa politikat e kësaj qeverie janë që të tërheqin të rinjtë të cilët, për fat të keq, u larguan nga vendi, të kthehen në vend dhe këtë Maqedonia e meriton", thekson Mickoski. 

Në takim, shtoi, është bërë një përmbledhje e gjithçkaje që është diskutuar më parë.

Sa i përket digjitalizimit, ai përkujtoi se ekziston një Ministri e veçantë për transformimin digjital.

"Ministria punon me përkushtim. Në këto pak muaj janë bërë hapa vërtet të mëdhenj përpara. Pres që të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nuk mjafton, sot rishikuam disa parametra, pres që kultura infomatike në vend të rritet, të jetë sa më e aksesueshme dhe të kemi sa më shumë përdorues, të paktën të arrijmë mesataren evropiane, tani jemi nën këtë mesatare evropiane. Unë si inxhinier personalisht e stimuloj dhe do ta përkrah, këtu nuk duhet të kemi asnjë dilemë", theksoi Mickoski. ls/

Foto/video: MIA dhe Qeveria e RMV-së

 


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR